Zyrtarët e SHBA dhe NATO-s: Bjellorusia "së shpejti" mund t'i bashkohet luftës në Ukrainë
SHBA dhe NATO besojnë se Bjellorusia “së shpejti” mund t'i bashkohet Rusisë në luftën e saj kundër Ukrainës, thonë zyrtarët e SHBA-së dhe NATO-s për CNN.
Ka gjithnjë e më shumë "gjasa" që Bjellorusia të hyjë në konflikt, tha të hënën një zyrtar ushtarak i NATO-s.
“Putini ka nevojë për mbështetje. Çdo gjë do të ndihmonte,” shpjegoi zyrtari.
Një burim i opozitës bjelloruse tha se njësitë luftarake bjelloruse janë gati të shkojnë në Ukrainë sa më shpejt në ditët në vijim, me mijëra forca të përgatitura për t'u vendosur atje.
Sipas këtij burimi, ajo do të ketë më pak ndikim ushtarak dhe më shumë gjeopolitik, duke pasur parasysh implikimet që një vend tjetër i bashkohet luftës.
Një zyrtar i lartë i inteligjencës së NATO-s tha veçmas se aleanca vlerëson se qeveria bjelloruse "po përgatit mjedisin për të justifikuar një ofensivë bjelloruse kundër Ukrainës".
Bjellorusët votuan muajin e kaluar për të lejuar që vendi të përgatisë ashtu si forcat ruse edhe armët bërthamore, megjithëse zyrtarët amerikanë kanë theksuar se ata nuk kanë parë ende asnjë provë se Rusia po lëviz armët bërthamore.
Burimet theksuan se nuk ka pasur indikacione deri më tani që Bjellorusia po merr pjesë aktualisht në luftimet në Ukrainë, dhe një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane tha se Pentagoni nuk kishte parë "asnjë indikacion që bjellorusët po përgatiten të lëvizin në Ukrainë ose se ata kanë bërë ndonjë marrëveshje për ta bërë këtë gjë.”

