“Katastrofë humanitare” Furnizimet ushqimore e mjekësore në Kherson pothuajse janë mbaruar

Furnizimet ushqimore dhe mjekësore pothuajse kanë mbaruar në qytetin jugor të Ukrainës, Kherson, sipas zëdhënësit të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Në një postim në Twitter të martën, Nikolenko tha se "300 mijë qytetarët e Khersonit përballen me një katastrofë humanitare për shkak të bllokadës së ushtrisë ruse".

Qyteti është pushtuar nga forcat ruse për rreth dy javë tashmë.

Nikolenko tha se Rusia po refuzon të hapë korridoret e evakuimit për civilët që të dalin jashtë.

Ai bëri thirrje që “taktikat barbare të Rusisë” të ndalohen para se të jetë tepër vonë.