Zelensky: Situata e vështirë, për të gjetur rrugëdalje Putin duhet të japë garanci
Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelenski tha në një video mesazh të martën se në takimin potencial që mund të mbajë me presidentin rus Vladimir Putin do të diskutonte edhe për dy rajonet e shumëpërfolura Krime dhe Donbas.
Zelensky u shpreh se ishte i gatshëm të diskutonte për çështjen e Krimesë dhe njohjen e dy republikave popullore të vetëshpallura Donetck dhe Lluhansk pasi pala ukrainase të marrë garancitë e saj të sigurisë.
Zelenski:"Kjo është një situatë shumë e vështirë për të gjithë. Për Krimenë, Donbasin dhe gjithë të tjerët. Për të gjetur një rrugëdalje, Presidenti rus duhet të bëjë një hap të parë sa i përket garancive të sigurisë dhe për t’i dhënë fund luftës."
Presidenti rus Vladimir Putin në një fjalim televiziv në 24 shkurt tha se në përgjigje të kërkesës së krerëve të Donetck-ut dhe Luhanskut do të ndërmerrte një operacion special në Donbas për të mbrojtur njerëzit atje nga abuzimi dhe gjenocidi i regjimit të Kievit.
Edhe në negociatat mes Moskës e Kievit, pala ruse e ka bërë të qartë se kërkon një mori kërkesash ndaj Ukrainës, ku njohja e Krimesë dhe dy republikave pro-ruse si rajone të pavarura nga vendi janë ndër të parat.
