VIDEO/ Trafikanti qëllon me AK-47 helikopterin USA, filmoi përplasjen e ushtrisë me kartelin meksikan

Policia e Teksasit ka publikuar një video ku një person qëllon me automatik drejt helikopterit të policisë pranë kufirit me Meksikën, vetëm pak pasi ndodh një përplasje mes karteleve të drogës dhe ushtrisë meksikane bëjnë të ditur autoritetet e Fox News.

Videoja është 3 minuta e gjatë dhe pamjet janë filmuar nga helikopteri i cili po patrullonte luginën në kufi mes SHBA- Meksikës.

Në video duket një burrë afër makinës në anën meksikane që ka në dorë një automatik AK- 47 dhe e drejton drejt helikopterit.

Këtu LAJMET MINUTE PAS MINUTE

Piloti i helikopterit dëgjohet duke thënë se po qëllon drejt nesh dhe përpiqet të manovrojë për ti ikur plumbave.

Ndërkohë qeveria meksikane tha se ishte ndërmarrë një operacion kundër kartelit të drogës ku ishin vrarë 5 anëtarë të tij, dhe katër të tjerë u arrestuan.

Zona ku u morën filmimet njihet si një zonë ku janë regjistruar shumë incidente target i të cilëve ka qenë dhe personeli amerikan.

Anëtarët e kartelit të armatosur rëndë janë një pamje më e zakonshme përgjatë kufirit Teksas-Meksikë në muajt e fundit, ndërsa zyrtarët kufitarë të SHBA-së konstatojnë një rritje të lëvizjes së emigrantëve.