Festa e Sulltan Nevruzit, Baba Mondi lutet që lufta në Ukrainë të mbarojë: Porta jonë është e hapur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Mars 2022, 14:03
Besimtarët bektashinjë festojnë sot festën e Sulltan Novruzit. Në kryegjyshatën e Botërore të Bektashinjve, baba Mondi u lut që lufta në Ukrainë të përfundojë.
“Kurdoherë të jetë e nevojshme selia e shenjtë do të ketë portat e saj të hapura dhe sofrën e shtruar për të gjithë ata familje që do të kenë nevojë. E zemra e bektashinjve do të jenë të çelura për këtë popull të shumëvuajtur.
Gjithashtu lutjet shkuan dhe për popullin shqiptar dhe Shqipërinë.