Lapaj: Fraksionet janë gabim, janë grupime gjobash, duhet garë për këdo në parti
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 22:09
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, aktivisti dhe avokati Adriatik Lapaj u shpreh se Në një parti politike është vota dhe shumica vendos.
Sipas tij, fraksionet janë gabim dhe se ato shërbejnë për të vendosur gjoba dhe se caktojmë ministra.
Lapaj: Në një parti politike është vota dhe shumica që voton dhe vendos. Unë jam kundër fraksioneve sepse janë grupe gjoba. Ata të vendosin gjoba dhe vendosin se kush do të shkojë ministër dhe nuk e heq dot se të mbajnë peng.
Fraksionet janë gabim. Nëse duam që të bëjmë politikë në këtë vend atëherë duhet të bëjmë garë, por garë nuk duhet të ketë vetëm për lideri ne partisë. Garë duhet të ketë për këdo në parti, sepse jemi në një standard të dyfishtë.

