Topalli për dorëheqjen e Bashës: U ngri për së dyti por nuk ka më 2017!
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 20:39
Një nga kritiket e tij më të forta, ish-kryetarja e Kuvendit dhe ish-nënkryetarja e PD-së Jozefina Topalli e ka komentuar shkurt dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i PD.
"U ngri per se dyti! Por nuk ka me 2017!" shkruan Topalli në facebook.
Nëntë vite pasi mori drejtimin e Partisë Demokratike Lulzim Basha dha sot dorëheqjen duke lënë partinë më të madhe të opozitës në krizë të thellë.
Ai tha se përpjekja e tij për bashkimin e PD dështoi ndërsa përjashtimin e Sali Berishës e cilësoi si vendimin politik më të vështirë në karrierë.
Ish-kreu i PD-së theksoi se demokratët janë të lidhur nga konflikti politik, ndërsa apeloi për një proces zgjedhor transparent për drejtuesin e ri të partisë.

