Pollo: Lojërat me "hapa pas" e me dorëheqje vazhdim refuzim i parimeve demokratike
Ish-deputeti demokrat Genc Pollo shkruan se do të kishte qenë një lajm i mirë sot për demokratët e për demokracinë sikur të largohej nga Zyra Basha.
Sipas tij, lojërat me "hapa pas" e me dorëheqje me kushte e me trille" janë vazhdim me mjete të tjera i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar.
Pollo: Një lajm i mirë sot për demokratët e për demokracinë do të kishte qenë largimi nga zyra në respekt të rregullave e sidomos në respekt të shumicës në parti dhe në elektorat. Kjo do e unifikonte plotësisht Partinë Demokratike rreth organeve të legjitimuara. Lojërat me "hapa pas" e me dorëheqje me kushte e me trille" janë vazhdim me mjete të tjera i refuzimit të parimeve demokratike që kemi parë nga viti i shkuar. Në këto kushte deputetët demokratë lipset të bashkohen të tërë rreth Partisë Demokratike reale, legjitime dhe elektorale.

