Soreca: Respektojmë vendimin e Bashës, Shqipëria nevojë për opozitë të fortë që t’i kërkojë llogari qeverisë
Ambasadori i BE në Shqipëri, Luigi Soreca, ka reaguar për dorëheqjen e Lulzim Bashës nga kreu i PD.
Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Soreca shprehet se respektojnë vendimin e Bashës, ndërsa shton se Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.
Ndër të tjera ai shprehet se lidershipi i ri i PD duhet të nxisë reformat duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
Luigi Soreca: Ne respektojmë vendimin e Lulzim Bashës për t’u dorëhequr si Kryetar i PD-së. Si çdo demokraci tjetër, Shqipëria ka nevojë për një opozitë të fortë që i kërkon llogari qeverisë dhe e kontrollon atë.
Ne presim që lidershipi i ri ta luajë këtë rol vendimtar dhe të vazhdojë të mbështesë integrimin në BE si qëllim themelor të veprimit të tij, duke nxitur reformat dhe duke mbështetur reformën në drejtësi dhe luftën kundër korrupsionit.
