Hoxha: Bashën e kemi shkarkuar në 11 dhjetor, i çoi demokratët në aventurë

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, demokrati Lisandër Hoxha u shpreh se Basha është shkarkuar në 11 dhjetor, nuk iku.

Sipas tij, Basha ka dhënë dorëheqjen nga diçka që nuk e ka dhe se Basha i çoi demokratët që e mbështetën në një aventurë, duke e çuar PD-në në forcë të tretë.

Hoxha: Bashën e kemi shkarkuar në 11 dhjetor, nuk iku. Basha ka dhënë dorëheqjen nga diçka që nuk e ka. Basha i çoi demokratët që e mbështetën në një aventurë, e çoi PD-në në forcë të tretë. Statuti i ri i PD ka hapësirë për mendimin ndryshe. Ne duam ta bashkojmë PD-në. Kjo është një mundësi e artë që demokratët të bashkohen mbi parime e vlera.