Dorëheqja e Bashës, Këlliçi përshëndet vendimin: Rithemelimi i PD rruga e vetme drejt bashkimit

Deputeti Belind Këlliçi, ka përshëndetur dorëheqjen e Lulzim Bashës, nga kreu i PD.

Në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, Këlliçi thotë se ishte një largim oi vonuar i Bashës nga selia, ndërsa shton se Basha nga kryetar partie është shkarkuar që në Kuvendin e 11 dhjetorit të vitit 2021.

Postimi i plotë:

Përshëndes largimin e vonuar nga zyra të ish kryetarit të shkarkuar dhe lirimin e selisë nga mentaliteti i uzurpimit!

Kuvendi Kombëtar i PD e ka shkarkuar kryetarin më 11 dhjetor 2021.

Rithemelimi i Partisë Demokratike është rruga e vetme drejt hapjes, bashkimit dhe fitores!

Demokratët do të bashkohen!