Salianji: Besimi te Basha u thye pas 25 prillit, pas 6 marsit u pa që vota ishte kundër tij
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 21:29
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se besimi te Basha u thye pas zgjedhjeve të 25 prillit.
Sipas Salianjit, Pas 6 marsit u pa që vota ishte kundër Bashës, pasi ai e rriti Berishën në elektorat dhe se deklarata e Bashës që nuk kam humbur asnjë betejë ishte fyese për ne.
Salianji: Basha është mbështetur dhe nga Berisha. Besimi te Basha u thye pas zgjedhjeve të 25 prillit. Vendimmarrja e Bashës dhe e diktuar nga SHBA, për përjashtimin e Berishës u pa nga ne si e drejtë. Por nuk pati takime e përpjekje pas vendimit. Pas 6 marsit u pa që vota ishte kundër Bashës, Basha e rriti Berishën në elektorat. Deklarata e Bashës që nuk kam humbur asnjë betejë ishte fyese për ne.
