"Po hapet një fazë e re", Ambasada italiane: Respekt për vendimin e kryetarit të opozitës Basha për t'u larguar
Ambasada italiane në Shqipëri ka përshëndetur dorëheqjen e Lulzim Bashës si kryetar i Partisë Demokratike.
Në një deklaratë të publikuar në faqen zyrtare të Ambasadës në facebook thuhet se shpresa është që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës
"Respekt për vendimin e kryetarit të opozitës Basha për t'u larguar nga posti dhe për kontributin e tij në konsolidimin e demokracisë shqiptare në krye të Partisë. Tani po hapet një fazë e re. Shpresa është që Partia Demokratike të jetë në gjendje të kapërcejë vështirësitë aktuale, të gjejë një shtysë të re unitare dhe të zgjedhë një lidership të ri përmes një procesi sa më transparent, demokratik dhe gjithëpërfshirës. Një demokraci e fortë ka nevojë për opozitë të fortë".
Më herët dhe Ambasada e SHBA-ve në vendin tonë deklaroi se vendimi i marrë nga Lulzim Basha sot për t’u dorëhequr si Kryetar i Partisë Demokratike meriton respekt.
