Garo: Dorëheqja, akti i fundit i Bashës, nuk është koha për "ultimatume", por për bashkim
Për zëdhënësen e Komisionit të Rithemelimit të PD-së, Floriana Garo, dorëheqja e Bashës ishte akti i fundit i tij, pas shkarkimit me votën 4446 delegateve.
Sipas saj, kjo është një mundësi e mire për të bashkuar demokratet përmes institucionit të votës së lirë në parti.
Ajo shton se nuk është koha për ultimatume dhe për deklarata nga të pavotuarit e të emëruarit, por për rifillimin e një procesi të hapur dhe përbashkues.
Garo: Akti i fundit i Lulzim Bashes, i shkarkuar me voten 4446 delegateve ne Kuvendin historik te Partise Demokratike te dates 11 dhjetor 2021, dhe me voten e 44 mije anetareve te PD-se ne referendumin e 18 dhjetorit, shenon largimin e tij te zvarritur pa fund, pa asnjë lloj argumentimi dhe asnje marrje pergjegjesie. Me gjithe kete, kjo eshte një mundesi e mire per te bashkuar demokratet permes institucionit te votes se lire. Tani nuk eshte koha per te nxjerre "ultimatume" apo deklarata te pavotuara nga te emeruarit e te shkarkuarve.
Te emeruarit e vules, te shkarkuar nga kuvendi historik i 11 dhjetorit 2021, po kerkojne te luajne me bllofin duke besuar se mund te mbajne peng simbolet e PD-se e duke vene kushte sipas filozofise se te dorehequrit apo nga të emeruarit e tij ne PD-ne e Vules. Tani nuk eshte koha per thellimin e perçarjes, por per fillimin e nje procesi te hapur, te sinqerte dhe perbashkues i cili sigurisht kalon vetem permes votes se lire te demokrateve!

