Salianji: Duhen gjetur pikat që na bashkojnë, partia duhet hapur ndaj figurave të tjera
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Mars 2022, 21:24
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat Ervin Salianji u shpreh se është e domosdoshme që të krijohet një grup që PD të bashkohet në bazë të disa parimeve.
Sipas Salianjit, PD duhet të rikthejë vesimin e qytetarëve nuk e bën dot me rithemelimin e Foltoren, duhet hapur ndaj figurave të tjera.
Salianji: Basha është dorëhequr, drejtimin e merr Alibeaj. Është e domosdoshme që të krijohet një grup që PD të bashkohet në bazë të disa parimeve. Duhen gjetur pikat që na bashkojnë. Rithemelimi tezë e hedhur shumë më parë edhe nga personalitete të tjera. Rithemelimi duhet të jetë mbi baza ideologjike. PD duhet të rikthejë besimin e qytetarëve nuk e bën dot me rithemelimin e foltoren, duhet hapur ndaj figurave të tjera.

