“Goodbye Basha” Maliqi: Basha nuk iku si humbës serial, por si peng e si shkatërrues i pluralizmit
Ish-deputeti demokrat, Lefter Maliqi shkruan në Facebook se Basha nuk iku si humbës serial, por si peng, si shkatërrues dhe dëmtues i demokracisë dhe pluralizmit politik.
Sipas tij, fali gjithë bashkitë, gjithë institucionet Rilindjes së krimit. por gëzohet që shpresa për "Opozitën Fituese" për kthimin e demokracisë, pluralizmit dhe të ardhmes Evropiane të vendit.
Maliqi: Goodbye Basha! Tani nis realisht Beteja për fitore. I dha mandatin e 3-të Ramës dhe "Narko-shtetit" dhe iku. Basha nuk iku si humbës serial por si peng, si shkatërrues dhe dëmtues i demokracisë dhe pluralizmit politik. Fali gjithë Bashkitë gjithë institucionet Rilindjes së krimit. Nuk jam i tillë që të gëzohem me dështimin, fatkeqësinë apo me fundin e tjetrit (Bashës), por gëzohem që lindi bashkimi, shpresa për "Opozitën Fituese" për kthimin e demokracisë, pluralizmit dhe të ardhmes Evropiane të vendit. Nesër ditë e re, për nisjen e bashkimit të madh opozitar dhe shqiptar! Për rrëzimin e Narkoshtetit në Zgjedhjet e ardhshme Lokale dhe ato të shpejta Parlamentare. Fitore!

