Hasimja: Largimi i Berishës do bashkojë PD, demokratët e ‘përdorën’ për të ‘hequr qafe’ Bashën

Analisti Ermal Hasimja, është shprehur se dorëheqja e Lulzim Bashës nga kreu i PD, ndërsa shton se shton se nuk ishte skenari i vetëm.

Në një intervistë për Ora News, me gazetarin Everest Deda, Hasimja thotë se kjo ishte zgjidhja me e arsyeshme e Bashës në raport me opsionet e tjera, që mund të ishte qëndrimi si kryetar.

Ermal Hasimja: Dorëheqja e Bashës ishte e pritshme, pavarësisht se nuk ishte skenari i vetëm i mundshëm. Basha mund të  vendoste që të qëndronte në PD, në një situatë të palakmueshme dhe në një situatë të një pakice të vogël tashmë, një pakice të pakicës. Por mesa duket arsyetimi i tij ka qenë i pamundur dhe kjo i është dukur zgjidhja më e arsyeshme ne raport me opsionet e tjera.

I pyetur se a duhet të japë dorëheqjen Sali Berisha për të mos kandiduar si kryetar i PD, tha se një lëvizje e tillë do I hapte rrugë një lidershipi të ri për të drejtuar partinë.

Ai tha se dorëheqja e Berishës do të bashkonte PD.

Ermal Hasimja: Në momentin që Basha del nga skena politike brenda PD, është e qartë që fokusi i presionit është drejt Berishës, meqenëse është ai tashmë Iicili duhet të vendosë se çfarë të bëjë. Brenda PD ka një numër të konsiderueshëm njerëzish të cilët mendojnë se edhe Berisha do të dorëhiqet. 

Demokratët, le ta themi në mënyrë cinike për të hequr qafe Lulzim Bashën, por jo domosdoshmërisht mendojnë se e ardhmja e PD lidhet me  fatin e Berishës. Mendoj se Berisha shumë shpejt do ta ndjejë këtë lloj presioni dhe mendoj që për të mirën e PD, do të ishte mirë që t’i hapte rrugë një lidershipi të ri brenda PD. 

PD ka personalitete të cilët janë mjaftueshmërisht me integritetin, energjinë për angazhimin e duhur për ta udhëhequr këtë parti pastaj në një fushatë të suksesshme elektorale. Ajo që do e bashkojë realisht PD, do të ishte largimi i Berishës, nga kjo betejë dhe hapja e rrugës për një lidership të ri të PD.   

Përgatiti Anila Kolgjini.