Dorëheqja e Bashës, Kulluri: E vonuar, PD nevojë urgjente të reformohet, hapi i parë u hodh

Demokrati Edvin Kulluri, shprehet se dorëheqja e Lulzim Bashës, nga kreu i PD është e vonuar.

Në një intervistë për Ora News, Kulluri shprehet se ajo që është e rëndësishme tani është që PD të kthehet në një realitet demokratik.

Ai tha se me largimin e Bashës nga posti i kreut të PD, është hedhur hapi i parë për të kthyer partinë demokratike që të jetë në pronësi të demokratëve.

Edvin Kulluri: Dorëheqja e Lulzim Bashës është e vonuar. Rëndësi ka tashmë se çfarë do të ndodhë. Kemi dy subjekte, njërin ligjor dhe tjetrin akoma jo ligjor. Kemi PD që është ligjore që ka të drejtën të ushtojnë kompetencat për drejtimin e partisë drejt procesit zgjedhor. Nga ana tjetër, grupi i rithemelimit nuk është ligjor. Hapi i parë është hedhur për të krijuar kushtet që PD të kthehet  në një realitet demokratik. PD duhet të jetë një parti që është pronësi e anëtarëve të PD, mbi te gjitha të jetë një parti që percepton shumicën e shqiptarëve se çfarë duan nga opozita. Ne na duhet që mos të ndodhë mandati i katërt i Edi Ramës, do të ishte një krizë.

Teksa ka komentuar dhe deklaratën e nënkryetarit Enkelejd Alibeaj, që Sali Berisha të tërhiqet nga vendimarrja në PD, Kulluri tha se përderisa është anëtarë i kësaj partia ish-Kryeministri ka të drejt që të kandidojë për kryetar.

Edvin Kulluri: Në zgjedhje kanë të drejt të gjithë anëtarët që të kandidojnë  për kryetarin e ri të PD. Partitë politike duhet të kenë një koshiencë politike. A ka një projekt që ka Sali Berisha? Jo nuk ka.

Sipas tij, PD ka nevojë urgjente që të reformohet, ndërsa ka shtuar se duhet të ketë një projekt politik fitues.

Edvin Kulluri: PD ka nevojë urgjente të reformohet, nga struktura më e vogël deri tek më e larta. Duhet të ketë një projekt politik që të jetë fitues 5 vite e fundit të PD ka qenë vitet një drejtimi autokratik të partisë nga një njeri i vetëm. Kjo nuk është arritur vetëm nga Lulzim Basha, por me mbështetjen e konformizmit  të theksuar të shumicës të PD, që kanë lejuar të ndodhin  këto që kanë ndodhur. Basha nuk i ka bërë vetëm këto që ndodhën.

Intervistoi Everest Dedaj, përgatiti Anila Kolgjini.