300 mijë pula të ngordhura, Ministria e Bujqësisë: Të gjithë shpendët janë groposur, por jo në Durrës
Mbi 300 mijë pula kanë ngordhur gjatë këtij muaji si pasojë e Laringo Tracheite apo gripi të shpendëve.
Ndërkohë zëvendës ministrja e Bujqësisë, Ermira Gjeci, në një deklaratë për mediat ka njoftuar se të gjithë pulat e ngordhura për shkak të gripit të shpendëve janë groposur.
Ajo tha se nuk pulat nuk janë groposur në Durrës, ku dhe është konfirmuar virusi, ndërkohë që ka refuzuar të tregojë vendin.
Ermira Gjeci: Të gjithë shpendët janë groposur. Vazhdon gjurmimi dhe testimi në pulari. Thirrje të gjithë fermerëve që në rast dyshimi për shpendët duhet të kontaktojnë me numrin jeshil të autoritetit kombëtar të vetenarisë.
Gazetarja: Ku është bërë groposja e shpendëve?
Ermira Gjeci: Ne jemi i jemi drejtuar jo vetëm bashkisë së Durrësit por edhe bashkive të tjera të zonës, dhe menjëherë sapo morëm konfirmimin e një vendi të përshtatshëm, u bë groposja e pulave. Nuk është në bashkinë e Durrësit.
