Shqiptarët solidarizohen me ukrainasit, Bala: Të bësh bamirësi nuk do të thotë të jesh i pasur
Shqiptarët i bashkohen nismës për t’i ardhur në ndihmë familjeve ukrainase të gjendura në rrethanat e tmerrshme të luftës. Njëri prej tyre është Fatos Bala, i cili ka shkuar personalisht në Ukrainë për t’i shpërndarë këto ndihma. Ai theksoi se për të bërë bamirësi nuk është nevoja të jesh i pasur.
Të shumtë kanë qenë shqiptarët që kanë kontribuar duke mbledhur ndihma për familjet ukrainase.
Një ndër ta është Fatos Bala, i cili ka shkuar personalisht në Ukrainë ku edhe është njohur me rrethanat e tmerrshme të luftës dhe nevojën për ndihmë që kishin gratë e fëmijët.
Gjatë qëndrimit atje Bala ka dëshmuar edhe rastin e një fëmije të plagosur që i kishte ardhur në ndihmë.
Përveç këtyre ndihmave, Bala ka treguar se është solidarizuar edhe me familjet shqiptare prej shumë kohësh.
Pas fatkeqësisë së tërmetit dhe pandemisë, Balaj është nxitur për të siguruar ndihma për njerëzit në nevojë, duke theksuar se për të bërë bamirësi nuk është nevoja të jesh i pasur.
