“Kemi rrogat më të ulëta në rajon”, Berisha mban ‘foltoren’ me shqiptarët e Greqisë: Rama ka vrarë shpresën e shqiptarëve
Ish-Kryeministri Sali Berisha po zhvillon virtualisht ‘foltoren' e radhës me shqiptarët e Greqisë.
Në fjalën e tij me mbështetësit e tij që ndodhen në Greqi, Berisha është shprehur se Edi Rama vret çdo ditë shpresën e shqiptarëve, ndërsa shton se në 8 vite vendi ynë nuk pati progres drejt rrugës së integrimit evropian.
Ndër të tjera ai tha se zhvillimet në Shqipëri kanë qenë problematike.
Sali Berisha: Unë dua të falenderoj demokratët e Athinës, komisionin e rithemelimit të degës në Athinë dhe të gjithë ju që merrni pjesë në këtë foltore për punën e shkëlqyer që keni bërë.
Zhvillimet ne Shqipëri siç i keni ndjekur kanë qenë dhe mbeten shumë problematike. Vendi qeveriset nga një qeveri e papërgjegjshme e cila në këto vite njëlloj si në diktatura ja ka dalë të kthejë mbrapa kohën.
Shqipëri në 8 vite nuk njohu progres në procesin e integrimit Europian. Në këto 8 vite shqiptarët u varfëruan. Nga një shoqëri me rrogat mesatare më të larta në rajon, sot kemi më të ultat në rajon. Edi Rama mbjell çdo minutë, çdo orë, javë dhe muaj, dëshpërim dhe zhgënjim. Ai vret shpresën e të rinjve shqiptarë.
