Vasili publikon dokumentin: Në Berat mjekëve u kërkohet të mos japin rekomandime për analiza
Lëvizja socialiste ka denoncuar një tjetër skandal të mazhorancës. Sipas Petrit Vasilit mjekëve të familjeve u është dhënë urdhër për të mos bërë analizat e pacientëve
“U kërkon mjekëve të familjes që të pezullojnë analizat për të sëmurët që paraqiten atje për të gjithë muajin mars dhe këto analiza t’i mbajnë shënim se do bëhen në muajin prill. A thua se sëmundja pret. U kërkon mjekëve specialistë nëpër poliklinika t’i pezullojnë analizat.”
Madje ai thekson se i njëjti urdhër është u është dhënë edhe spitaleve apo urgjencave
“Edhe të sëmurët që shkojnë në urgjencë pra në një situatë shumë të vështirë, jo të gjithëve t’u bëhen analizat. Atyre që sipas tyre vlerësohen si shumë të rëndë po, të tjerëve jo. Pra në urgjencë merret guximi kriminal që të thuash se një pacienti mos t’u bëhet analizat.”
Konfirmohet rasti i parë i gripit të shpendëve në Durrës
20 Mars, 12:51
Shkak sipas Vasilit është bërë shpenzimi i fondeve të parashikuara për chek upin, ndaj dhe analizat kërkohet të shtyhen.
“Për shkak se janë harxhuar paratë e koncesionit të famshëm të laboratorëve.”
Deri më tani nuk ka një reagim nga ministria e shëndetësisë. Por përfaqësuesi i LSI thekson se ky urdhër është një shkelje flagrante e ligjit.
“Fjalët e tjera janë të tepërta.”

