Protesta të vazhdojë, qytetarët: Në reagimin popullor për çmimet të mos ndërhyjë politika
Rritja e temperaturave e ka kthyer Tiranën sërish në normalitet. Zhurmat e protestës 10 orëshe para selisë së qeverisë janë mbytur nga qetësia e së dielës. Megjithatë duke shijuar diellin në kodrën e liqenit artificial familjarët kërkojnë që reagimi kundër rritjes së çmimeve të mos ndalen
“Në përjashtim të atyre që kanë vjedhur vendin, të tjerët kanë plotësisht të drejtë. Kërkesat janë mëse të drejta.”
Protestën e shikojnë si të drejtë themelore dhe si një mënyrë për të ngritur shqetësimet
“Protesta është shumë e drejtë, ajo duhet të vazhdojë. Të vijnë të gjithë, bëhet fjalë për të drejtat themelore të njeriut.”
Krizën ia faturojnë qeverisë.
“Të gjithë hajdutë janë, gjithë kriminelë. Marën tokën, prishën uzina, miniera e gjëra.”
"Pse duhet t’i merrnin të huajt, kush ua kish lënë këto, i ati.”
Paketat e ofruara deri tani nga kryeministri Rama, i shohin si një tentativë për shpërbërjen e protestave.
“Populli nuk duhet t’u besoj këtyre gënjeshtrave. Ky Kryeministër së bashku me oligarkët e tij, po e varfëron këtë vend”
“Kam përshtypjen se shumë prej tyre nuk e njohin gjendjen sociale rë vendit, ndaj nuk e shikojnë me vëmendje këtë problem.”
Më skeptikët, thonë se nuk do të marrin më pjesë në tubime pasi sipas tyre protesta po politizohet.
“Në gjykimin tim janë futur politikanët dhe po e prishin protestën.”
Ndërkohë qytetarët kanë paralajmëruar sërish protesta deri në realizimin e kërkesave të tyre.

