Përplasen dy automjete në aksin rrugor Memaliaj - Krahës, plagosen 6 persona

Gjashtë persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin rrugor Memaliaj - Krahës, në afërsi të fshatit Krahës.

Policia bën me dije se rreth orës 14:30, janë përplasur automjeti tip "Renault" me drejtues shtetasin L. F., 50 vjeç, banues në Mallakastër, me automjetin tip "Benz" me drejtues shtetasin A. M., 36 vjeç  banues në Përmet.

Për pasojë janë dëmtuar drejtuesit e automjeteve si dhe 4 pasagjerët, të cilët janë transportuar në spital për të marrë ndihmën mjekësore.

Burime për Ora News, bëjnë me dije se në spitalin  e Fierit kanë mbërritur dy të plagosur, një burrë dhe një grua të cilët janë futur urgjentisht ne sallë.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit