Rama kontrolle për çmimet e ushqimeve, në markete produktet bazë u rritën brenda pak ditëve

Pas deklarimit të paketës së rezistencës, kryeministri Edi Rama ka zbritur në terren për të verifikuar situatën me çmime. Në marketin që vizitoi së bashku me ministren e financave edhe një herë u konstatua shtrenjtimi i produkteve bazë.

“Duam të ketë një llok solidaritetit”- tha Edi Rama.

“Duam që pikat e shumicës dhe importuesit, e pikat e pakicës, të kenë disa çmime standarte”-tha Delina Ibrahimaj.

Një tjetër verifikim kreu i qeverisë e ka bërë dhe në furrat e bukës, ku sërish kërkoi solidaritet me situatën.

“Jeni i vetmi biznes në rajon dhe në Europë pa asnjë taksë, pa TVSH.”

Nuk munguan as replikat me klientët

“Pse mos ta kemi rrogën  500-700 euro”- tha qytetari.

“Ne kemi tatimin mbi pagën më të ulët në rajon.”- tha Rama.

Për dyshimet se pasha e bukës nuk është ajo e deklaruar Rama kërkoi ta verifikojë në terren

Inspektimet në terren nisën vetëm një ditë pas protestës së radhës para qeverisë, ku tubuesit kërkuan uljen e taksave dhe zgjidhje konkrete për rritjen e çmimeve. 

Pavarësisht kërkesave kryeministri ka gjetur si zgjidhje vetëm ngritjen e bordeve të monitorimit.