Treni nuk shkon më askund, qytetarët e Fierit: Mund të ishte alternativë e mirë udhëtimi me pak para
Treni mund të ishte një alternativë e mirë për udhëtimin ndër-qytetas në këto kohë kur çmimi i biletës se autobusëve ka shënuar rritje në shumë linja. Por në shumicën e qyteteve shqiptare, stacionet e trenit tashmë kanë mbetur vetëm si toponim, pasi trenat nuk kalojnë më
Ky stacion treni përdorej nga qytetarët për të shkuar drejt destinacioneve të ndryshme. Në Veri në Shkodër, në Jug drejt Vlorës dhe në Lindje drejt Pogradecit.
“Ka qenë flori. Ikja kudo që kishte ekip Apollonia, tani s’ka më trena.”
Një biletë drejt Tiranës dikur me tren kushtonte vetëm 40 lekë të vjetra, ndërsa sot nëse udhëton me autobus ajo kushton 5 mijë lekë të vjetra.
Qytetarët thonë se të ardhurat e tyre janë të pamjaftueshme për të përballuar një biletë autobusi, e ndërsa e shikojnë si zgjidhje përdorimin dhe funksionim sërish të linjave të trenit.
“Po të zuri e keqja do të udhëtosh, do marrësh borxhe.”
“Është i domosdoshëm të ishte në funksion treni. Sidomos me këto çmime. Por s’ma merr mendja të bëhet.”
Nga viti në vit ky stacion treni është shkatërruar, e ndërsa sot në të kanë mbetur vetëm gërmadhat.
“Është ndërtuar nga brezi që sot është 80 vjeç, të tjerët e shkatërruan.”
