“Shtëpitë e barit’ në vend, elektricistët bashkëpunojnë me kultivuesit e kanabisit
Bashkëpunimi i policisë më OSHEE për zbulimin e shtëpive të barit ka dhënë fryte edhe në arrestimin si dhe procedimin e elektricistëve të cilët dyshohen se bashkëpunonin më kultivuesit e hashashit.
Vetëm në 2 muajt e parë të vitit 2022 policia janë ndaluar dhe proceduar 15 operator të shpërndarjes së energjisë elektrike. Sipas policisë trafikantët favorizoheshin prej tyre në manipulimin e konsumit të energjisë si dhe mos raportimi tek eprorët.
Të ashtuquajturat shtëpi bari kanë një kosto të lartë për shkak të sigurimit të farës së kanabisit, por edhe për mjetet e tjera të punës pasi një llambë TL me fuqi nga 400-600 Watt kap një vlerë deri në 10 mijë euro dhe kanë konsum të lartë të energjisë.
Vetëm në pak ditë 2 banesa që shërbenin për kultivimin e kanabisit në ambiente të mbyllura goditën nga policia. Pak a qe të jenë më të kujdesshëm gjatë këtyre hetimeve të cilët sipas tij dukët të kapën që në fazën fillestare.
