Balluku: Situata energjitike e vështirë, do të importojmë, të konsumojmë sa më pak
Përmes një deklarate për mediat Ministrja e Energjisë Belinda Balluku bëri me dije se për të kursyer energji elektrike do të ndërpritet ndriçimi në disa akse rrugore.
Ajo tha se situata e vështirë me energjinë është shkaktuar nga problemet atmosferike dhe se kaskada e Drinit ndodhet në momente të vështira.
Balluku: Ndodhem këtu për t’ju informuar lidhur me krizën energjitike, tani kriza është e lidhur me situatën gjeopolitike të Evropës. Kësaj krize i është shtuar problemi i kushteve atmosferike, kaskada ndodhet në moment të vështirë. Importi do të jetë më i madh se prodhimi vendas. Në këtë moment që flasim në Kaskadën e Drinit punojnë vetëm dy agregatë, ndërsa kërkesa është 17640 megavat orë. Shifër më e lartë. Jemi të detyruar që të dalim në import. Nesër llogaritet se duhet më shumë. Qeveria ka nisur që të ndërmarrë masa konsumi. Afta dhe gazi janë me çmime të larta, ndikojnë tek çmimet në bursë. Do të na duhet të konsumojmë sa më pak energji elektrike. I kemi kërkuar ARRSH që të ndërpresë ndriçimit në akset rrugore.

