OKB: Më shumë se 900 civilë janë vrarë në Ukrainë nga sulmi rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Mars 2022, 16:04
Zyra e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut ka thënë se të paktën 902 civilë janë vrarë në Ukrainë që nga e shtuna më 19 mars, pas pushtimit rus të vendit.
OKB-ja shton se numri i vërtetë i vdekjeve është ndoshta shumë më i lartë.
Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm të Ukrainës tha se 112 fëmijë ishin vrarë.
