Ndërtuan pa cilësi dhe pa dokumentacion, Vjollca Hoxholli dhe Mark Gjinaj të pandehur për tërmetin

Prokurori e Tiranës  ka dërguar në gjykatë për seancë paraprake grupin e dytë të të pandehurve të  akuzuar për dëmet që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit.

E pandehur në këtë çështje është biznesmenja Vjollca  Izeti Hoxholli, e cila ka mbi supe nga Gjykata e Tiranës edhe dy dënime te tjera, pasi është shpallur fajtore për mashtrim . Kësaj radhe Hoxholli akuzohet për  3 vepra veprat penale, të mashtrimit, falsifikimi të dokumenteve dhe fshehje të të  ardhurave

Së bashku me të prokuroria ka marrë të pandehur si person juridik edhe dy kompanitë e administruara prej saj  kompania Jon dhe Gora edhe këto të akuzuara për  mashtrimit dhe fshehje të të ardhurave. 

Një tjetër person i marrë i pandehur është  Mark Gjinaj admistrator i  komopanisë “Rafaelo 2002” si  dhe shoqëria Rafaelo 2002”  që akuzohen për veprën penale falsifimimi të dokumenteve dhe te mashtrimit, si dhe shtatasi Artur Skela i akuzuar për shpërdorim detyre.

Për 8 persona të tjerë  të hetuar gjatë kesaj periudhe për shpërdorim detyre, të cilet janë  kryesisht zyrtarë të komunës Kashar  Hodio Gjonin, Shefqet Doda , Anila Harxhi Reiz Muca , Agim Yzo , Lirim Heqimaj , Faik Fejza  dhe Mehmet Felai prokuroria  kërkon në gjykatë  pushimin e hetimeve pasi vepra penale për të cilën ata  akuzohen  është parashkruar.

Në dosjen hetimore në gjykatë prokuroria thekson se hetimet nisen pas dëmeve pas tërmetit të një objekti 8 katësh  ndërtuar nga kompanitë e dy subjekteve Vjollca Izeti  Hoxholli dhe Mark Gjonaj nuk përmbushte asnjë nga kushtet teknike të ndërtimit si dhe nuk ka  një studimi sizmologjik të lëshuara nga instituti sizmologjik.

Sipas ekspertëve  të cilët u caktuan nga prokuroria në dosjen e sekuestruar nuk ka asnjë dokument për  zbatimin e projektit ndërsa akti u kolaudimit është i falsifikuar. Sa i takon cilësisë së betonin ekspertet kane përcaktuar se marka e betonit nuk ka qenë ajo e kërkuar nga projektuesi. Gjithashtu Vjollca Hoxholli sipas prokurorisë  rezulton se nuk ka paguar që nga viti 2014 deri ne vitin 2019 tatime,  sigurimet shëndetësore dhe as taksat e tjera dhe për këtë do të gjykohet edhe për fshehje të ardhurash