Digjen tre makina gjatë natës në Laç, ishin parkuar pranë një banke

Tre makina janë djegur pas mesnate pranë një banke në qytetin e Laçit.

Ndërhyrja e zjarrfikësve nuk ka mundur të shpëtojë nga djegia asnjë nga tre mjetet.

"Me datё 19.03.2022, ora 01:40, jemi njoftuar nga Salla Operative Kurbin se në afërsi të Bankës BKT, në qytet Kurbin, janë përfshirë nga flakët tre mjete" njoftoi policia.

Fatmirësisht nuk janë djegur makinat e tjera që ndodheshin pranë.

Fillimisht flakët kanë përfshirë njërën makinë, më pas janë djegur dhe dy të tjerat.

Paraprakisht policia thotë se dyshohet për defekt në sistemin elektrik në njërin nga mjetet.

Grupi hetimor po kryen veprimet.

Digjen tre makina gjatë natës në Laç, ishin parkuarDigjen tre makina gjatë natës në Laç, ishin parkuarDigjen tre makina gjatë natës në Laç, ishin parkuarDigjen tre makina gjatë natës në Laç, ishin parkuarDigjen tre makina gjatë natës në Laç, ishin parkuarDigjen tre makina gjatë natës në Laç, ishin parkuar