“Betejat e humbura të Tiranës”, Bamir Topi promovon librin e ri

“Betejat e humbura të Tiranës”, është libri i ri ish-Presidenti Bamir Topi i cili u promovua mbrëmjen e së enjtes në kryeqytet mes miqsh, historianesh e politikanesh.

E vërteta është aty, por nëse nuk zbulohet në kohe atë e tjetërsojnë qëllimisht.

Bazuar në eksperienca të tilla, ish-Presidenti Bamir Topi,  ka sjellë të vërtetat e tij për Tiranën, në një botim për të cilin thotë së është përgatitur mirë, për t'i qëndruar besnik realitetit.

“Betejat e Humbura të Tiranës” u promovua mbrëmjen e së enjtes, 17 mars në kryeqytetin prani miqsh,  të historianëve, artistëve,e politikanëve.

Ish-Presidenti thoteë që gjurmët e ndërhyrjes politike në Tiranë gjenden në Rrugën e Dibrës dhe atë të Barrikadave.

"Tirana nuk bën përjashtim. Qysh në lindje të statusit kryeytet diti me shumë bujari t'i pranojë njerëzit, të krijojë marrëdhënie, t'i ftojë ata për tu bërë pjesë subbstanciale e qytetit", tha Topi.

Në këtë libër them të vërtetat e mia. Kur kam shkruar gjëja e parë ka qenë “kur të thuash të vërtetat përgatitu mirë”. Do të lexoni gjëra të vërteta që kanë parë sytë e mi.

Historiani dhe arkeologu Neritan Ceka duke iu referuar librit të ish-Presidentit Topi tha se kjo është një dëshmi që tiranasve nuk mund tu marrësh kujtimet.

"E kujtojmë të gjithë që Tirana ka pasur një evolucion të gjatë. Ky është evolucioni që ëshët modernizimi i saj, evropianizimi i saj", tha Ceka.

Një mesazh për Tiranën, përcolli dhe ish-Presidenti i Kosovës Fatmir Sejdiu.

"Tirana është e qytetarëve të saj, se Tirana e do zhvillimin bashkë më njerëz të qytetit të tij, Tirana ëshët kryeqendër që bashkon fuqiotë dhe energjitë për ecje të mëtejshme", tha Sejdiu.

“Betejat e Humbura të Tiranës” është konsideruar gjatë këtij promovimi si një përpjekje për të kthyer kryeqytetin në një hierarki vlerash.

“Betejat e humbura të Tiranës”, Bamir Topi promovon

“Betejat e humbura të Tiranës”, Bamir Topi promovon