Në dy anët e teatrit të Mariupolit ishte shkruar “fëmijë”, por rusët sërish e bombarduan
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 22:52
Imazhet e reja satelitore nga Maxar Technologies tregojnë se të hënën, fjala "fëmijë" ishte shkruar jashtë teatrit të Mariupol.
Ndërkohë kreu i Këshilli i Qytetit të Mariupol tha përmes një postimi në Telegram se teatri ishte bombarduar të mërkurën.
Këshilli Bashkiak tha se të mërkurën se forcat ruse kishin shkatërruar me qëllim dhe në mënyrë cinike Teatrin e Dramës në zemër të Mariupolit.
Ai bëri me dije se aeroplani rus hodhi një bombë në një ndërtesë ku ishin fshehur qindra banorë paqësorë të Mariupolit.
