Biden: Do të shtojmë edhe 800 milionë dollarë të tjera si ndihmë për Ukrainën, 1 mld në total

Presidenti Biden njoftoi 800 milionë dollarë ndihmë shtesë për sigurinë për Ukrainën gjatë komenteve nga Shtëpia e Bardhë të mërkurën.

Shtëpia e Bardhë ka konfirmuar se do të angazhojë 1 miliard dollarë (764 milion £) për transferimin e drejtpërdrejtë të armëve për forcat ukrainase.

Biden vë në dukje se ndihma e SHBA-së për sigurinë për Ukrainën gjatë vitit të kaluar - 650 milion dollarë armë dhe 350 milion dollarë ndihmë shtesë – është shuma më e madhe e dhënë ndonjëherë më parë.

"Këto janë transferime të drejtpërdrejta të pajisjeve nga Departamenti ynë i Mbrojtjes te ushtria ukrainase për t'i ndihmuar ata ndërsa luftojnë kundër këtij pushtimi. Falënderoj Kongresin për përvetësimin e këtyre fondeve," tha Biden.

"Kjo paketë e re do të ofrojë ndihmë të paprecedentë për Ukrainën. Ajo përfshin; 800 sisteme kundërajrore për t'u siguruar që ushtria ukrainase mund të vazhdojë të ndalojë avionët dhe helikopterët që kanë sulmuar popullin e tyre dhe të mbrohet Hapësira ajrore e Ukrainës”, shtoi Biden.

Mbështetja e saposhpallur përfshin dronë, 800 sisteme kundërajrore dhe 9000 sisteme kundër armaturës, si dhe mitralozë, pushkë gjahu, granatahedhës dhe 20 milionë fishekë.

Edhe aleatët e kanë rritur mbështetjen e tyre në nivele të paprecedentë, shton Biden.

Paketa e ndihmës ushtarake do të përfshijë raketa antitank dhe shumë nga armët mbrojtëse që SHBA ka ofruar tashmë, duke përfshirë raketat antitank Javelin dhe anti-ajrore Stinger, thanë zyrtarët.

Asistenca, megjithatë, nuk përfshin zonën e ndalim-fluturimit apo avionët luftarakë që presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka thënë se janë të nevojshëm për të mbështetur luftën e Ukrainës kundër Rusisë.