Zyrtari amerikan i mbrojtjes: Forcat ruse nuk kanë bërë asnjë përparim drejt Kievit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 22:47
Forcat ruse janë ende të bllokuara pranë Kievit, Ukrainë dhe nuk kanë bërë ndonjë përparim drejt qytetit, u tha gazetarëve të mërkurën një zyrtar i lartë i mbrojtjes amerikane.
Forcat ruse në lindje të Kievit janë ende rreth 30 kilometra (rreth 18 milje) larg qendrës së qytetit.
"Përfundimi është se ata nuk kanë bërë ndonjë përparim të dukshëm në lindje," tha zyrtari.
Ukrainasit janë ende në kontroll të Brovary, ndërsa Chernihiv mbetet i izoluar. Mariupol gjithashtu mbetet i izoluar nga forcat ruse.
Në Mykolaiv, ukrainasit vazhdojnë të mbrojnë qytetin.
“Forcat ruse janë ende jashtë qytetit kryesisht në verilindje, rreth 10 deri në 15 kilometra larg”- tha zyrtari.
