Biden e quajti Putinin "kriminel lufte", reagon Kremlini: E papranueshme dhe e pafalshme
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 21:23
Menjëherë pas deklaratave të Presidentit biden, i cili e quajti Vladimir Putinin një "kriminel lufte" ka reaguar Kremlini.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka thënë se komentet e Bidenit ku e quante liderin rus Vladimir Putin kriminel lufte ishte “retorikë e papranueshme dhe e pafalshme”, raportoi agjencia e lajmeve Tass.
Shtëpia e Bardhë kishte hezituar më parë që t'i quante veprimet e Putinit veprime të një krimineli lufte, duke thënë se ishte një term ligjor që kërkonte kërkime.
Por në një fjalim në të cilin Biden premtoi më shumë ndihmë për të ndihmuar Ukrainën të luftojë kundër Rusisë, presidenti amerikan tha se trupat ruse kishin bombarduar spitalet dhe kishin mbajtur mjekët peng.
