Japonia goditet nga tërmeti me magnitudë 7.3, shikoni lëkundjet e forta dhe shpërthimet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.3 goditi Japoninë lindore të mërkurën mbrëma, duke tronditur kryeqytetin Tokio dhe duke paralajmëruar për cunam në pjesë të bregut verilindor.

Tërmeti, i cili ndërpreu energjinë në më shumë se dy milionë familje, u përqendrua në brigjet e rajonit të Fukushimës në një thellësi prej 60 kilometrash

Menjëherë pasi goditi në orën 23:36 (14:36 GMT) një paralajmërim për valët e cunamit prej një metri u lëshua për brigjet e rajoneve verilindore të Fukushimës dhe Miyagi.

Autoriteti bërthamor i Japonisë tha se nuk u zbuluan anomali në uzinën e goditur në centralin e Fukushimas që u shkri 11 vjet më parë pas një tërmeti të madh 9.0 ballë në brigjet lindore më 11 mars 2011, duke shkaktuar një cunami vdekjeprurës dhe katastrofë bërthamore.

"Thirrjet kanë përmbytur policinë dhe ambulancat në Fukushima dhe Miyagi," u tha gazetarëve zëdhënësi i lartë i qeverisë Hirokazu Matsuno.

Matsuno tha se një grup pune i qeverisë emergjente ishte ngritur dhe paralajmëroi banorët për pasgoditje të mundshme të forta gjatë javës së ardhshme.

Ndërkohë pamjet që vijnë nga Japonia tregojnë për lëkundje të forta, shkëputje të energjisë lektrike si dhe shpërthime të forta.

Të paktën dy milionë familje mbetën pa energji në rajonin qendror Kanto, duke përfshirë 700,000 në Tokio, tha ofruesi i energjisë elektrike TEPCO.

Në verilindje, 156,000 familje nuk kishin energji, tha kompania rajonale e energjisë Tohoku Electric Power.

Japonia ndodhet në "Unazën e zjarrit" të Paqësorit, një hark aktiviteti intensiv sizmik që shtrihet në Azinë Juglindore dhe në të gjithë pellgun e Paqësorit.

Vendi goditet rregullisht nga tërmete dhe ka rregulla të rrepta ndërtimi që synojnë të sigurojnë që ndërtesat t'i rezistojnë lëkundjeve të forta.