Mbi 11,000 njerëz largohen nga Mariupoli, priftërinjtë ortodoksë shoqërojnë autobusët

Njëmbëdhjetë mijë njerëz u larguan nga qyteti juglindor i Mariupolit në rrugën për në Zaporizhzhia të mërkurën.

Kështu bën me dije një postimi në kanalin Telegram të këshillit të qytetit të Mariupolit, duke shënuar një rritje tjetër të numrit të banorëve që mund të shpëtojnë nga qyteti i rrethuar.

Për njerëzit që ishin në gjendje të arrinin deri në Berdyansk me makinat e tyre, 50 autobusë u furnizuan për të përfunduar udhëtimin dhe priftërinjtë ortodoksë shoqëruan autobusët, tha këshilli.

Deri të mërkurën në mbrëmje, zyrtarët thanë se më shumë se 6,400 banorë të Mariupolit kishin bërë udhëtimin përmes territorit të pushtuar nga Rusia për në Zaporizhzhia, e cila është ende në duart e Ukrainës. Më shumë se 2000 fëmijë ishin mes tyre.

Autokolona humanitare për të sjellë ndihma në Mariupol dhe autobusët bosh për të evakuuar banorët, mbetën të bllokuar nga forcat ruse, thanë zyrtarët.