U qëlluan nga rusët teksa prisnin në radhë për bukë, mes 10 të vrarëve ishin 3 fëmijë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 22:04
Trupat e 5 prej 10 personave të vdekur u gjetën nën rrënojat e ndërtesës së bombarduar nga forcat ruse në Chernihiv, në veri të Ukrainës, pranë kufirit me Bjellorusinë.
Mes tyre ishin dhe 3 fëmijë.
Kjo është raportuar nga shërbimet lokale të urgjencës, cituar nga Ukrinform.
Ambasada amerikane në Ukrainë njoftoi sot, 16 mars se forcat ruse kanë qëlluar dhe vrarë 10 persona në qytetin verior të Çernihiv.
Përmes një postimi në Twitter ambasada njoftoi se njerëzit po prisnin në radhë për bukë.
Today, Russian forces shot and killed 10 people standing in line for bread in Chernihiv. Such horrific attacks must stop. We are considering all available options to ensure accountability for any atrocity crimes in Ukraine.
— U.S. Embassy Kyiv (@USEmbassyKyiv) March 16, 2022
