E quajti Putinin psikopat, modelja ruse gjendet e vdekur, trupi ishte futur në valixhe

Një modele ruse që e quajti Vladimir Putinin "psikopat" është gjetur e vdekur dhe e futur në një valixhe, thuhet në një raport.

Gretta Vedler, 23 vjeçe, u zhduk një vit më parë pas zhurmës së saj kundër Putinit në rrjetet sociale, por dy ngjarjet nuk duket se janë të lidhura. 

“Ish i dashuri i Vedler, Dmitry Korovin, 23 vjeç, ka rrëfyer se e ka mbytur për vdekje përpara se ta çonte 300 milje në rajonin e Lipetsk dhe ta braktiste trupin në bagazhin e një makine...”, raporton Daily Star.

Korovin u tha autoriteteve se ai kishte fjetur në një dhomë hoteli për tre netë me trupin e saj të pajetë, i cili ishte futur në një valixhe të sapo blerë.

Burri më pas e la trupin e saj në bagazh për një vit, por vazhdoi të postonte në faqet e saj në rrjetet sociale për ta bërë të dukej sikur ajo ishte ende gjallë, shkruan foxnews

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by GRETTA VEDLER FAN (@gretta.vedler)