Kaos në Rusi pas sanksioneve nga Perëndimi, qytetarët boshatisin supermarketet, zihen me njëri-tjetrin për sheqer
Qytetarët në Rusi janë duke boshatisur supermarketet në Rusi, pasi sanksionet e vendosura nga vendet Perendimore, rrezikojnë që të godasin furnizimet jetike.
Sipas asaj që kanë raportuar mediat e huaja, njerëzit janë filmuar duke u grindur për sheqerin, dhe për ushqimet e tjera në markete.
Anna, një banore vendase që filmoi përleshjen mes qytetarëve, tha për mediat se ky reagim i njerëzve vjen pasi frikëson nga raftet bosh dhe nga frika se do ngelen pa ushqime.
"Kishte rafte bosh, pa kripë, pa sheqer, pa makarona, dhe vetëm oriz të shtrenjtë."- raporton Mirror.
Në rajonin Primorsky, kërkesa për sheqer u rrit me 400% ndërsa autoritetet u kanë bërë thirrje qytetarëve që të mos frikësohen.

"500 ton sheqer pritet të dërgohen në rajon së spejti. Kjo sasi do mbulojë çdo mungesë të mundshme.” tha ministria lokale e tregtisë
Pavarësisht kësaj , Rusia ka bllokuar eksportet e drithërave në shtetet ish-sovjetike dhe ka ndaluar eksportet e sheqerit të bardhë në vendet e treta.