U mor peng nga forcat ruse, ukrainasit lirojnë kryebashkiakun e Melitopol

Forcat ukrainase kanë mundur të lirojnë kryebashkiakun e qytetit ukrainas të Melitopol, i ciliu rrëmbye pak ditë më parë nga forcat ruse.

Lajmi u i ditur në rrjetet sociale nga këshilltari i presidentit të Ukrainës, Kyrylo Tymoshenko.

“Një operacion special për lirimin e kryetarit të Melitopolit, Ivan Fedorov sapo ka përfunduar me sukses”, tha ai.

Fedorov thuhet se u rrëmbye nga ushtarët rusë të premten mbrëma, pasi doli nga zyra e tij në qendër të qytetit të Melitopolit.