"Le të dërgojmë Putinin në Jupiter", nisma e 'çmendur' po mbledh miliona $ për të nisur Presidentin në Hapësirë
Një fushatë jashtëzakonisht e suksesshme e mbështetur nga qeveria ukrainase për të dërguar Vladimir Putin në sistemin diellor ka arritur të mbledhë më shumë se 1.5 milionë paund donacione.
Mbledhja e fondeve po bëhet me qëllim për të ndërtuar një raketë e cila do të jetë e aftë të nisë Presidentin rus drejt Jupiterit.
E nisur nga ministria e Transformimit Dixhital, putina.net tallet me pushtimin e ngecur të Putinit në Ukrainë dhe premton ta dërgojë "diktatorin gjakatar shumë, shumë larg".
Departamenti qeveritar synon të mbledhë 100 milionë dollarë (76.5 milionë £).
Por Mykhailo Fedorov, zëvendëskryeministri i Ukrainës, zbuloi se fondet e mbledhura në fakt do të shkojnë për forcat e armatosura të Ukrainës dhe restaurimin e qyteteve dhe qytezave të vendit pas bombardimeve ruse.
Ai shkroi në Twitter: “Të gjithë duan që Putini të vdesë. Derisa të ndodhë kjo, ne u japim ukrainasve dhe gjithë botës një mundësi unike: Dërgoni Putinin në Jupiter.

'Dhuroni 2,99 dollarë për një raketë. Të gjitha fondet do të drejtohen për restaurimin e infrastrukturës së shkatërruar!'
