Boris Johnson: Putin duhet ta kuptojë se ka dështuar, koha që të tërhiqet

Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thotë se Putin tashmë ka dështuar.

Në një intervistë me redaktoren e BBC, Laura Kuenssberg, Johnson thotë se presidenti rus nuk e kuptoi se me çfarë do të përballej kur dërgoi trupat në Ukrainë.

Ai akuzoi Putinin për "kryerjen e një sërë krimesh lufte" në një nivel që nuk ka ndodhur që në Evropë "që nga Rajhu i Tretë

Johnson thotë se Mbretëria e Bashkuar dëshiron të bëjë më shumë dhe ndjen vuajtjen e ukrainasve.

"Putin duhet të kuptojë se ai nuk mund të ketë sukses tani. Ai nuk do të jetë në gjendje të pushtojë Ukrainën. Ai duhet të tërhiqet. Ai duhet ta mbyllë këtë gjë. Ai duhet të marrë mbrapsht tanket dhe forcat e tij ushtarake."- tha ai.