OBSH: Sulmet ndaj sistemeve shëndetësore pjesë e strategjisë dhe taktikave të luftës ruse

Organizata Botërore e Shëndetësisë kritikoi të mërkurën numrin e paprecedentë të sulmeve ndaj sistemeve globale të kujdesit shëndetësor.

“Kjo çështje është më e rëndësishme se tullat dhe llaçi. Kjo nuk ka të bëjë vetëm me shkatërrimin e ndërtesave,” tha Dr. Mike Ryan, drejtor ekzekutiv i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së, ndërsa diskutoi për Ukrainën.

“Kjo ka të bëjë me shkatërrimin e shpresës. Kjo ka të bëjë me heqjen e asaj gjëje që u jep njerëzve arsyen për të jetuar. Kjo është e drejta më elementare e njeriut dhe u është mohuar drejtpërdrejt njerëzve dhe ne jemi në një pozicion ku nuk mund t'u dërgojmë ndihmë atyre njerëzve.” tha ai.

Nga 89 sulmet ndaj sistemeve shëndetësore në mbarë botën këtë vit deri më tani, 43 kanë qenë në Ukrainë, sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus.

“Më shumë se 300 objekte shëndetësore janë përgjatë vijave të konfliktit në zona që Rusia tani kontrollon. Dhe 600 objekte të tjera janë brenda 10 kilometrave të vijës së konfliktit,” tha Tedros, duke shtuar.

OBSH po punon me partnerët e saj për të marrë ekipet mjekësore të urgjencës në terren në Ukrainë, por zyrtarët thanë se janë të shqetësuar se ekipet mjekësore të urgjencës do të sulmohen ose bombardohen.