U kap me 119 mijë paund drogë, lihet në burg shqiptari në Angli: Më duheshin para për operacionin e nënës
Shqiptari Selim Hoxha është lënë në burg nga gjykata angleze pasi u kap duke punuar në një ‘shtëpi bari’ në Britaninë e Madhe.
Mediat britanike bëjnë me dije se 26-vjeçari u u arrestua gjatë tentativës për t’u arratisur nga shtëpia e barit.
Sipas asaj që raportohet brenda shtëpisë së barit, ku u arrestua dhe shqiptari ishin më shumë se 200 rrënjë kanabisi, e cila nëse do të hidhej në treg do të kapte vlerën e 119 mijë paundëve.
Hoxha, tha se kishte braktisur Shqipërinë për të shkuar në Gjermani dhe duke qenë se aty nuk kishte gjetur mundësi punësimi, kishte kaluar ilegalisht drejt Mbretërisë së Bashkuar në pjesën e pasme të një kamioni.

I riu shqiptar tha se fillimisht kishte shkuar në Londër por në pamundësi për të gjetur punë, është futur të punoj në shtëpinë e barit, pasi duhet të gjente një mënyrë për të fituar para që më pas t’i çonte në Shqipëri.
Sipas asaj që ka deklaruar në Gjykatë shqiptarit i duheshin paratë për të ia dërguar të ëmës të cilës e kishte në Shqipëri.
Pas përfundimit të dënimit 26 vjeçari Hoxha do të përballet me dëbimit të tij drejt Shqipërisë, shkruajnë mediat britanike.