Humb jetën në vendin e punës 56-vjeçari shqiptar në Itali

Një shqiptar i identifikuar si Mynyr Dakaj, 56 vjeç ka humbur jetën në punë në shtetin fqinj të Italisë.

Ngjarja ka ndodhur në San Gennaro Vesuviano, në provincën e Napolit.

Ai u dërgua me urgjencë në spital, por nuk ia doli të mbijetonte. Ai ishte i punësuar rregullisht në një kompani që merret me logjistikën.

Dinamika se si ka ndodhur ngjarja nuk është ende e qartë.

Trupi i pajetë është dërguar në Poliklinikën e Napolit për të kryer autopsinë.

Hetimet po kryhen nga Karabinierët e kompanisë së Nolës dhe Njësia Hetuese e Castello di Cisterna, shkruan La Repubblica.