Spanja konfiskon jahtin e oligarkut rus
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Mars 2022, 21:20
Autoritetet spanjolle konfiskuan të mërkurën një jaht që dyshohet se i përkiste një oligarku rus.
Konfiskimi ka ardhur në kuadër të sanksioneve të Bashkimit Evropian ndaj Rusisë për luftën në Ukrainë.
Jahti 135 metra i gjatë, Crescent, nuk mund të largohet nga porti verilindor i Tarragona-s.
Jahti thuhet se i përket Igor Sechin, kreut të gjigantit rus të naftës Rosneft dhe një aleat të presidentit rus Vladimir Putin, raporton France 24.
Sechin është në listën e personave që u janë vendosur sanksione nga BE, pas pushtimit rus në Ukrainë më 24 shkurt.
