Duka merr mandatin e 6 në FSHF, Ibrahimi: Zgjedhjet të trazuara nga politika por anëtarët shprehen vullnetin e tyre
Armand Duka është zgjedhur president i Federatës Shqiptare të Futbollit të cilën do ta drejtojë edhe për 4 vite të tjera duke marrë kështu mandatin e gjashtë pas votimit në Asamblenë Zgjedhore.
Erand Ibrahimi, Shefi i Departamentit të Marrëdhënieve Ndërkombëtare dhe Projekteve në FSHF, në një intervistë për Ora News, u shpreh se zgjedhjet ishin një shprehje e qartë e vullnetit të të gjithë anëtareve të Komunitetit të FSHF.
Ndër të tjera ai u shpreh se procesi zgjedhor ishte i trazuar me ndërhyrje politike, ndërsa shtoi se një gjë e tillë përsëritet sa herë zhvillohen zgjedhjet.
Erand Ibrahimi: Besoj se sot është materializuar vullneti i të gjithë anëtarëve të FSHF-së. Nuk do cilësoja si një fitore e Armand Dukës, ndaj ndërhyrjeve të pushtetit apo segmenteve të politikës po si një shprehje e qartë të vullnetit të të gjithë anëtarëve, të gjithë delegatëve, jo vetëm për presidentin e sapo zgjedhur por edhe anëtarët e Komunitetit. Vlerësoj procesin i cili më në fund u konkretizua duke përfshirë të gjithë anëtarët. Procesi ka qenë i ngarkuar dhe shumë i trazuar me ndërhyrje politike. Kjo u konkretizua edhe me vizitën e Presidentit Ceferin në takimin kokë më kokë me Ramën. Nuk do kishte asnjë arsye që Presidenti I UEFA-së nëse nuk do të kishte ndërhyrje për të deformuar vullnetin e anëtarëve. Kjo është një ripërsëritje e të gjitha cikleve zgjedhore që ndodhin në Federatë.
