Muriqi nuk ia del ndaj Realit. Vinicius e Benzema mposhtin Mallorcan (Video)

Mallorca me Vedat Muriqin vijon të jetë në një krizë të thellë që e bën shumë të rrezikshme situatën e tyre për të qëndruar në La Liga. Sot ata kishin përballë Real Madridin që këtë sezon duket se nuk dëshiron të lërë asnjë trofe por që me pak sforco arriti të merrte maksimumin në këtë transfertë.

Muriqi u përpoq dhe në fakt ishin të pafatë vendasit pasi goditën edhe shtyllën në pjesën e parë teksa me eksperiencë, “los blancos” morën atë që duhej, fitoren e katërt radhazi në kampionat.

Pas një pjese të parë pa gola, në 55’ ishte braziliani Vinicius që zhbllokoi sfidën dhe më pas në 77’ Benzema me një penallti të fituar vet dyfishon për të vulosur suksesin. Gjithsesi për francezin ka tjetër festë personale pasi realizon edhe golin e tretë e kësaj radhe me kokë.

Në fund ka dhe një lajm të keq sepse francezi u dëmtua pak para fundit të ndeshjes në këmbën e majtë. Me këtë fitore të pastër 3-0 Reali tashmë shikon titullin pasi është 10 pikë më shumë se Sevilla./Ora News/.